Klop: Salah dhe Van Dajk do të luajnë në finalen e Championsit

Shqetësimi ishte i madh, i përzier natyrisht me lumturinë për fitoren e Kupës së Anglisë. Nuk ishte pak për tifozët dhe për drejtuesit e Liverpulit që dy lojtarë të nivelit të Mohamed Salahut dhe Virgil Van Dajkut të pësonin dëmtime shumë afër fundit të sezonit, kur priten ndeshjet e fundit për Premier Ligën dhe finalja e Championsit. Trajneri Jurgen Klop nuk rrezikoi dhe nuk i aktivizoi në sfidën e mbrëmshme ndaj Sauthemptonit, por shprehur besimin se ata janë krejt në rregull. “Salah dhe Van Dajk janë shumë mirë, – tha gjermani, – unë nuk desha të rrezikoj, synimi është të luajnë në fundjavë ndaj Uolvesit. Besoj se mund të luajnë normalisht, ndonëse kryesorja është të jenë në finalen e Championsit ndaj Realit. Unë mendoj se ata do të luajnë në atë finale”.

Sfidanti.al