Bajerni do një kafshatë tepër të madhe: Mane, Kalajxhiç, Haler-Dembele!

E qartë që nuk do t’i marrë dot të gjithë dhe mund të kënaqet në fund me ata që kushtojnë më pak. Tek Bajerni kanë përpiluar një listë me sulmues që do t’i kërkojnë në verë, gjithnjë nëse Robert Levandovski dhe Serg Gnabri nuk rinovojnë kontratat. Lajmet nga Gjermania janë që dy yjet ofensivë nuk kanë ndërmend të firmosin kontratë të re, ndërsa nuk dihet nëse Leva do të vazhdojë deri në 2023 kur i përfundon akordi i tanishëm. Sadio Mane, Sasha Kalajxhiç, Sebastian Haler dhe Usman Dembele janë emrat në listën e Hasan Salihamixhiçit dhe Oliver Kahnit. Mane fiton tek Liverpuli mbi 6 milionë euro në sezon (mbi 12.5 milionë euro bashkë me taksat). Dembele fiton diçka më shumë tek Barcelona, rreth 13 milionë euro në sezon bashkë me taksat, ndërsa në janar kërkoi 20 milionë euro në vit për të rinovuar kontratën. Kalajxhiç dhe Haler padyshim që fitojnë më pak, por për ata ka konkurrencë.

Sfidanti.al