Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Gwangju po luan kundër Gangwon. Sfida e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit së futbollit në Korenë e Jugut, është momentalisht 0-2. Është pikërisht Jasir Asani ai që ka shënuar golin e pare të kësaj sfide deri më tani. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kthehu në gol një 11-metërsh, në minutën e 15-të të takimit, duke lëshuar të majtën e tij të fuqishme. Ndërsa vetëm 7 minuta më vonë, 29-vjeçari u bë protagonist në golin e dytë për të tijët. Asani futi në zonë një top, i cili u devijua nga mbrojtësi kundërshtar. Megjithatë, goli iu faturua sulmuesit të Kombëtares, i cili vazhdon shkëlqimin e tij.
sfidanti.al