Ja kush e fiton Champions League sipas “Opta”-s

Si kanë ndryshuar shanset e skuadrave favorite për fitoren përfundimtare pas përcaktimit të shortit dhe rrugëtimit të plotë në Champions League? Superkompjuteri i Optas vazhdon të konsiderojë Liverpulin si skuadrën favorite për të fituar turneun më të rëndësishëm kontinental, pavarësisht se “të kuqtë” do të përballen me PSG-në. Arsenali, Barcelona dhe Interi janë favoritët e tjerë për të fituar turneun, ndërsa më pas vijnë Reali dhe Bayerni i Mynihut.

Si funksion?

Opta Predictor është një model parashikimi i krijuar nga Opta për të vlerësuar mundësitë e zhvillimit të një konkurrence specifike. Modeli matematik i përdorur merr parasysh variabla të shumta, duke përfshirë: pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarëve ende për t’u përballur, seritë historike të rezultateve, precedentët, indekset e performancës dhe shumë më tepër. Opta Predictor simulon zhvillimin e turneut mijëra herë (rreth 40 mijë), duke përcaktuar kështu përqindjen e mundësive për çdo ekip për të fituar ose jo raundin e tyre. Më pas, algoritmi përditëson lojë pas loje, padyshim, bazuar në rezultatet dhe performancat e të gjitha skuadrave.

Ja parashikimi i plotë:

sfidanti.al