Janick Sinner triumfoi në Australian Open, turneu i parë grand slam në 46 vite ku një italian arrin të shkojë deri në fund ndërsa i pari për tenistët e vendit fqinjë në Australinë e largët. Në ndeshjen finale, Sinner kaloi 3-2 rusin Daniil Medvedev që e nisi frikshëm turneun me dy sete të fituar por më pas numri 4 i botës tregoi muskujt dhe mbi të gjitha forcë karakteri duke dalë fitimtar në një turne shumë të rëndësishëm, të parin nga katër të mëdhenjtë e sezonit të ri që do të pasohet nga Roland Garros. Gjatë këtij turneu, Sinner u la kundërshtarëve vetëm tre sete ndërsa në gjysmëfinale kalo favoritin kryesor dhe numrin 1 të botës, Novak Djokovic.
sfidanti.al