Dy lojtarët e kombëtares shqiptare, së pari, patën minutazhin e duhur dhe në kohën e përshtatshme. Ardian Ismajli është kthyer në formacionin e Empolit duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes e duke merituar notë të mirë, 6.5. Qendërmbrojtësi kuqezi është në formën e duhur të karrierës, ashtu siç ka qenë edhe vjet, pavarësisht se Empoli u dorëzua 0-2 ndaj Napolit në Serinë A. Titullar dhe 90 minuta në fushë edhe Nedim Bajrami. Mesfushori 23-vjeçar ka pasur një sezon të vështirë deri tani, por u preferua në stadiumin “Maradona”. Ai mori notën 6.
Sfidanti.al