Për çfarë i duhen Realit yje si Leao apo Osimhen?!

Fjala është që trajneri Karlo Ançeloti gjykon që skuadra nuk e ka “thellësinë” e duhur për të përballuar konkurencën në nivelin më të lartë të mundshëm për disa vjet. Reali ka qenë i varur nga Karim Benzema, por francezi po e tregon moshën nëpërmjet dëmtimeve dhe kjo ka prishur punë. Me Vinisiusin dhe Rodrigon që nuk janë qendërsulmues, është e qartë që një përforcim si Viktor Osimheni i Napolit do të kishte kuptim. Afrikani i Napolit është qendërsulmues tipik. Nga ana tjetër, mediat europiane shkruajnë se Ançeloti i ka kërkuar presidentit Perez që të marrë jo vetëm Osimhenin, por edhe Leaon. Ylli i Milanit është sulmues që luan më shumë jashtë zone, ndërsa Reali e ka Vinisiusin. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në verë.

Sfidanti.al