Inzagi: Ky derbi ishte si një finale, ka pasur kritika të padrejta ndaj meje!

Ende nuk ka fituar asgjë, nëse nuk llogarisim Superkupën që e mori në finalen e “San Siros” ndaj Juventusin. Gjithsesi, Simone Inzagi duket në anën e duhur të “historisë”, ndërsa sezoni i afrohet fundit në Itali. Në finale të Kupës pas fitores 3-0 ndaj Milanit në derbi, si dhe me shansin për të qenë në vend të parë në Serinë A nëse fiton ndeshjen e prapambetur. Kjo do të thotë se Interi i tij është favorit edhe për titullin. Inzagi ndihet më i qetë pas një periudhe të vështirë prej rreth 1 muaji e gjysmë që nga humbja e derbit të kampionatit ndaj Milanit (1-2). “Kam dëgjuar me vëmendje dhe respekt kritikat e drejta, konstruktive, – tha ai, – nuk kam dëgjuar kritikat e bëra enkas, me qëllim të keq. Pas humbjes së derbit në kampionat, për një muaj e gjysmë kam dëgjuar vetëm kritika për zëvendësimet që bëj gjatë ndeshjeve. Ky derbi vlen një finale dhe e fituam në fushë, jemi në garë për gjithçka dhe nuk duhet të dorëzohemi”.

Sfidanti.al