Interi shkon drejt Stambollit me fitore, Inzagi thotë se beson tek suksesi

I mbetet edhe një ndeshje këtë sezon, dhe është ajo më e madhja. Interi i Milanos e mbylli me fitore sezonin në Serinë A duke zënë vendin e tretë pas Napolit e Lacios, e kjo pas suksesit 1-0 në fushën e Torinos. Goli u shënua nga Brozoviç dhe nuk i lejoi vendasit të shpresonin për vendin e 8-të dhe për Europën. Zikaltërit treguan karakter, edhe pse ndeshja ishte e vështirë në fushën e një skuadre të fortë. Tashmë, trajneri Simone Inzagi, sheh nga finalja e Championsit të shtunën që vjen, ndërsa në stol la vetëm disa lojtarë si Onana, Barela, Açerbi apo Dimarko. Xheko goditi shtyllën, ndërsa Interi iu përgjigj Sitit që fitoi Kupën e Anglisë. “Interi u tregua i zoti, – thotë Inzagi, – tani le të shkojmë në Stamboll për ëndrrën Champions. Është e vështirë, por unë kam besim”.

Sfidanti.al