Mesfushori i dikurshëm i Borusias së Dortmundit është kthyer në një element kyç tek Mançester Siti. Ilkai Gyndogan, njeriu që shënoi për verdhezinjtë në finalen e humbur të Championsit në “Uembli” ndaj Bajernit, e tregoi veten sërish në këtë stadium, duke realizuar dy herë për Sitin në finalen e Kupës së Anglisë. Rrjeta e parë erdhi pas vetëm 12 sekondave dhe është më e shpejta e shënuar ndonjëherë në finale të tilla. Gjithsesi, ky lojtar që shkëlqeu ndaj Man. Junajtidit, nuk dihet nëse do të vazhdojë tek “Qytetarët”. “E ardhmja ime ende nuk është vendosur, – tha ai pas finales, – le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ndihem shumë i vlerësuar në këtë klub”. Gyndoganin e kërkon Barcelona.
Sfidanti.al