Bajerni, a mund të kthehet koha e dyshes së “pleqve” Hënes-Rumenige?!

Bavarezët e panë veten të detyruar të largonin drejtuesit e lartë Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, dhe të thërrisnin legjendat e vjetra. Karl-Hajnc Rumenige u ftua të drejtonte bordin mbikqyrës të klubit, dhe të kishtë në krah ish-presidentin Uli Hënes, që këto kohë ka qenë president nderi. Lëvizja e bëri u prit edhe me lehtësim e shpresë, edhe me gëzim, por edhe me skepticizëm. Dyshja është me mjaft përvojë dhe shumë e respektuar në Bavari, dhe shpresohet që të kthejë “atmosferën e familjes” tek Bajerni, me më shumë qetësi dhe më pak nerva. Gjithsesi, njëri është 67 vjeç dhe tjetri 71! A do të kenë energjinë dhe kohën e nevojshme për të rikthyer kohët e arta?!

Sfidanti.al