Interi i Inzagit ringjallet mes kaosit në Kupë, në fushën e Juventusit!

Pritej një reagim, ndonëse duket që të tillë vlejnë vetëm për ndeshje të tilla me eliminim. Interi, që ishte në “buzë të varrit” pas humbjes me Fiorentinën në Serinë A, mori një rezultat premtues në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Barazim 1-1 në stadiumin “Alianc” të Juventusit, gjë që nuk është për t’u hedhur poshtë, ndonëse ende nuk është arritur asgjë. Në ndeshje të ashpër, Kuadrado shënoi vonë, në 83’, për t’i dhënë epërsinë vendasve, por Romelu Lukaku ktheu në gol penalltinë në 95’. Gjithçka u mbyll me 3 kartonë të kuq për Kuadradon, Lukakun dhe Handanoviçin, pra zikaltërve do t’u mungojë sulmuesi në kthim. Në këtë sfidë u aktivizua edhe Kristjan Asllani, që nga minuta e 81-të.

Sfidanti.al