Alegri e pranon: Rezultati ishte i drejtë!

Barazimi nuk është se e ka kënaqur, ndonëse as nuk e ka mërzitur plotësisht. Maks Alegri e di se Juventusi i tij mundet të fitojë në Milano e të arrijë në finalen e Kupës së Italisë, por gjithsesi nuk ia ha hakun Interit. “Më vjen keq që pësuam gol aq vonë, por rezultati është i drejtë, – pohoi trajneri i Juventusit, – ndeshjen e mbyllëm në rritje. Duhej thjesht të tregoheshim më të zgjuar, më të vëmendshëm. Të dyja skuadrat patën raste. Jemi në gjendje të mirë, ndërsa sherrin në fund nuk e pashë dot”.

Sfidanti.al