Rinovimet e Milanit, nga “po” e Zhirusë tek “ndoshta” e Leaos!

Momenti është i mirë dhe do të ishte i shkëlqyer nëse do të arrihej suksesi në Champions. Kështu mendojnë tek Milani që janë më të qetë në zonën e Ligës së Kampionëve në Serinë A, dhe me më shumë besim në Europë ndaj Napolit. Nga ana tjetër, ka mjaft gjëra për të rregulluar, pasi lojtarët duhet të rinovohen kontratat, ose të vendoset se cilat nuk duhet të firmosen sërish. “La Gazeta delo Sport” informon se Zhiru do të firmosë, se Leao duket ende e vështirë që të qendrojë, po mendohet se çfarë duhet të bëhet me Ibrën e Kjerin, të mos mbahet Mesiasi, dhe të “blindohet” portieri Menja.

Sfidanti.al