Interi “i çmendur” gjen “ilaçin” te kapiteni Lautaro Martinez

Argjentinasi është e kundërta e holandezit Damfris, pasi është një personal i shkëlqyer që pas përfundimit të Botërorit. Me 6 gola në 7 ndeshjet e fundit, Lautaro Martinez është kthyer në njeriun-kyç të Interit që më në fund fitoi dhe u ngjit në vend të dytë në Serinë A, të paktën përkohësisht. Suksesi 2-1 në fushën e Kremonezes nuk ishte aspak i lehtë, dhe zikaltërit vuajtën deri në fund, por mjaftoi sulmuesi argjentinas me dy rrjetat e tij. Me 40 pikë, ekipi i trajnerit Simone Inzagi, arriti në 40 pikë, dy më shumë se Milani që nuk ka luajtur ende, ndërsa Napoli ka 50 pikë dhe gjithashtu nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Në ndeshje hyri edhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, i cili zëvendësoi Çalhanoglunë në 67’ dhe mori në dorë regjinë e skuadrës. Diçka pozitive për 20-vjeçarin, i cili ka nevojë për sa më shumë minuta.

Sfidanti.al