Trajneri i Madridit e di se sezoni është i vështirë, se Barcelona është rival i fortë dhe se ekipi i tij duhet të jetë në formën më të mirë për t’ia dalë. Karlo Ançeloti flet për ndeshjen e radhës në La Ligë ndaj Sociedadit, por ngacmohet edhe për stilin e lojës së Realit. “Ne nuk kemi një identitet të përcaktuar, – pranon italiani, – sepse nuk dëshirojmë që ta kemi. Këtë na e thanë edhe vitin e kaluar. Reali e ka identitetin e tij, por dimë të bëjmë shumë gjëra, të luajmë në mënyra të ndryshme. Gjithsesi, ka momente të vështira në futboll, nuk mund të jesh gjithmonë shumë mirë”.
Sfidanti.al