Interi, 9 humbje në Serinë A siç ndodhi në 1994 kur u triumfua në Europë!

Zikaltërit e Simone Inzagit duhet të “lëpijnë plagët” e marra. Disfata ndaj Juventusit mund të ketë ardhur me polemika e me ndonjë gabim të VAR-it, por gjithsesi nuk ishte e para. Interi ka humbur 9 herë këtë sezon në Serinë A, e kjo në 27 javë, diçka që nuk ngjan aspak me bilancin e një ekip që hyri në sezon si pretendent për titull. Në historinë e zikaltërve kjo ka ndodhur 15 herë, që nga viti 1930, ndërsa mediat italiane theksojnë se në 1993-1994 ndodhi që Interi fitoi Kupën UEFA. Mos do të thotë kjo se mundet që milanezët të fitojnë Championsin?!

Sfidanti.al