“Djajtë” e Mançester Junajtid mund të thuhet me plot gojë, se tanimë janë “fiksuar” pas “gardianit” të portës “zikaltër”, Andre Onana, mirëpo bordi i Inter nuk është në të njëjtin mendim me anglezët dhe ditën e sotme i kanë refuzuar “të kuqve” ofertën e dytë.
Bëhet fjalë për një ofertë prej 50 milinë eurosh, e cila ishte e ndarë në formatin 45 milionë bazë plus 5 të tjera bonus, mirëpo Presidenti Zhang duket se është i vendosur në kërkesat e tij dhe nuk pranon asnjë cent më pak se 60 milionë euro për “gardianin” e portës së tij.
Në krahun tjetër, Inter tashmë është duke menduar dhe për afrimet në rast largimi të kamerunasit dhe tashmë në “radarët” e “zikaltërve” nuk është vetëm 1, por janë 2 opsione shumë cilësore për portën.
Së pari, bëhet fjalë për “helvetin” e Bajern Mynih, Jan Somer, i cili është kërkuar që në janar nga bordi i “zikaltërve”, mirëpo atëherë 34-vjeçari zviceran bëri zgjedhjen e “gabuar”, duke u transferuar te “bavarezët”.
Në krahun tjetër është dhe talenti ukrainas i portës, Anatolij Trubin. Pavarësisht se është vetëm 21-vjeçar, “shtatlarti” ukrainas e ka treguar mjaft mirë potencialin e tij në UEFA Champions League, duket justifikuar kështu dhe çmimin e kartonit prej 22 milionë eurosh, që pritet t’i kushtojë “zikaltërve”.
sfidanti.al