Imazhi i Ferrarit dhe aksionet e klubit, projekti i Juves me CR7-ën

Juventusi ka një plan të madh me Kristiano Ronaldon në qendër të tij. Kampionët e Italisë, dhe dy herë nënkampionë të Europës në 3 vitet e fundit, synojnë një shpërthim të vërtetë cilësor, që do t’i ngjiste në majë të hierarkisë së futbollit europian, krah për krah me Realin, Barcelonën apo Bajernin.

Pronarja e Juventusit, familja Anjeli, ka llogaritur që CR7-ta të jetë imazhi i Ferrarit, makinës sportive më të famshme të botës, diçka që do t’i rriste ndjeshëm fitimet e markës italiane. Po ashtu, Juventusi planifikon rritje të madhe të të ardhurave nga biznesi i fanelave, dhe suvenireve të tjerë, një rritje për të drejtat televiziv, ndërsa vlera e klubit në bursë ka njohur rritje me 22 për qind për tri ditë, nga 665 milionë euro në 825 milionë euro.

Sfidanti.al