Ikja e legjendës, Sergio Buskets largohet nga Barcelona!

“I fundmi i Mohikanëve” nuk do të jetë më në “Kamp Nou”. Nga skuadra e madhe katalanase largohet përfaqësuesi i fundit i brezit të artë të udhëhequr nga Pep Guardiola nga viti 2008, që nisi periudhën e shkëlqyer fituese. Pasi u larguan me radhë, Eto, Pujol, Valdes, Ksavi, Iniesta, Mesi apo Pike, sa për të përmendur disa emra, vjen radha e Sergio Busketsit. Organizatori, ekuilibruesi, “metronomi” i ekipit, do të thotë “lamtumirë” në fund të sezonit e do ta vazhdojë karrierën, sipas të gjitha gjasave, në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al