Ançeloti: Nuk e mora vesh përse arbitri më dha të verdhë!

Dihej që do të ishte duel tepër i ashpër dhe kështu ndodhi. Dy skuadrat ndoshta më të mira të Europës u ndanë në një barazim emocionues 1-1 në “Santiago Bernabeu”, duke dhe finalisti i Championsit do të vendoset në Angli. Në fushë, ishin të shumtë yjet e Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, në një betejë futbolli, me nivel të lartë teknik, por edhe në një betejë taktike. Golat ishin spektakolarë nga Vinisius dhe De Brujne, ndërsa secilës skuadër i takoi nga një pjesë loje. Siti dominoi me zotërimin e topit dhe me gjuajtjet në kuadrat, por skuadra e Karlo Ançelotit ishte gjithmonë e rrezikshme me cilësinë e yjeve dhe me pragmatizmin në lojë të italianit. Ançeloti u habit që mori kartonin e verdhë.

“Një ndeshje e mirë, interesante, – tha ai, – Pjesa e parë ishte e vështirë për ne. e dyta ishte shumë më e mirë. Mendoj se e kontrolluam mirë ndeshjen gjatë gjithë kohës, qoftë edhe në mbrojtje. Kur kishim topin në zotërim, i krijuam Sitit shumë vështirësi. Nuk e di se përse e mora kartonin e verdhë. i thashë arbitrit se unë nuk isha në fushë, të verdhin mund ta merrnin lojtarët, jo trajneri”.

Sfidanti.al