Ibra e Lukaku, sherri i rëndë në “San Siro” nuk kushtoi asgjë … për tani!

Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit nuk mori asnjë masë shtesë ndaj dy yjeve si Zllatan Ibrahimoviç e Romelu Lukaku, që patën një përplasje të egër në “San Siro” në ndeshjen e Kupës. Të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë nga gjyqtari i ndeshjes, dhe ky vendim mbeti në fuqi, ndërsa Ibra mori edhe të kuq më pas për faull sportiv. Lukaku do të jetë i pezulluar ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës, pasi kishte karton të mbartur, i pezulluar do të jetë edhe Ashraf Hakimi. Gjithsesi, Ibra e Lukaku mund të dënohen edhe më shumë, sidomos i pari, ndërsa prokuroria e Federatës mund të hapë hetimin e saj. Ajo mund të kërkojë dokumentacionin dhe nëse Ibra akuzohet për ofendime raciste dhe fetare, atëherë ai mund të ndëshkohet minimalisht me 10 ndeshje pezullim.

Sfidanti.al