Ishte radha e tij të merrte pjesë në një turne për spektakël në Adelaide të Australisë, ndërsa afron data e fillimit të Australian Openit. Tenisti serb, numri 1 në botë, njoftoi se nuk do të mund të zbriste në fushë për shkak të një problemi me duart, veçse kjo ndodhi vetëm 15 minuta para fillimit të ndeshjes. Organizatorët u shqetësuan dhe nxorrën në fushë tenistin tjetër serb, Krajinoviç, për t’u ndeshur me italianin Siner. Gjithsesi, pas setit të parë Gjokoviç u shfaq dhe deklaroi se ishte gati të luante meqë duhej të luante. Ai zëvendësoi Krajinoviçin në duel, por luajti nën emrin e tij, pra ndeshja ishte Krajinoviç-Siner. Në fund, Gjoko fitoi dhe luajti mirë, ndërsa deklaroi se u desh të trajtohej për t’u shëruar nga duart dhe nuk e dinte sesi do të shkonte mjekimi.
Sfidanti.al