Poçetino “vë bast” se Mbape do të jetë për shumë vjet tek Paris SG!

Si është puna e trajnerit! Sa kohë që është në një detyrë bën gjithçka që të mbajë të qetë atmosferën në vendin e punës, edhe nëse është duke thënë të pavërteta, ndërsa as vetë nuk e di nëse do të qendrojë gjatë në atë vend pune. Maurisio Poçetino është sot trajner i Paris SG, dhe flet si parizien, gjithmonë i njëanshëm për të mbrojtur klubin, skuadrën dhe tifozët, për të thënë ato gjëra që ata duan që të dëgjojnë.

Argjentinasi ka deklaruar se nuk e sheh Kilian Mbapenë duke u larguar nga PSG-ja për tek Reali i Madridit, pavarësisht njoftimeve në media. “Unë e shoh të lumtur këtu Kilianin, – tha Poçetino, – unë mendoj se ai do të qendrojë këtu për një kohë të gjatë”. Kontrata e Mbapesë përfundon pas 18 muajve, një situatë që gjithnjë vlerësohet e rrezikshme, ndërsa ai ka deklaruar se do të mendohet mirë përpara se të vendosë se çfarë do të bëjë.

Sfidanti.al