Tottenham është kualifikuar për në finalen e Kupës së Ligës me mundësinë e ndërprerjes së një periudhe të gjatë thatësie të trofeve që zgjat që nga 2008. Jose Mourinho nuk dëshiron të mendojë shumë për këtë, pasi është edhe një kampionat për t’u luajtur dhe një kualifikim në Ligën e Kampioneve për t’u arritur. Por është dikush që këto premisa nuk mjaftojnë dhe i sugjeron Harry Kane, yllit të padiskutueshëm të Hotspurs, të provojë fatin në një klub tjetër, me shumë mundësi te Reali i Madridit. E ka dhënë këtë sugjerim Woodward apo Berbatov. Por është një tjetër emër i rëndësishëm që ka luajtuar me Tottenham që mendon ndryshe
Bëher fjalë për Peter Crouch që veshi fanelën e Hotspurs në 2008 dhe sipas ‘El Mundo Deportivo’ ka një mesazh të qartë për kapitenin e skuadrës londineze. ‘Të fitosh dicka me Tottenhemin ka një domëthënie 10 herë më të madhe se të shkosh te Reali i Madridit e të fitosh dicka-ishin fjalët e Crouch që bëri një lloj arsyetimi të stilit Totti që diti t’u thotë ‘jo’ ofertave që vinin nga Bernabeu
Crouch është në favor pikërisht të kësaj ideje. ‘Bari i fqinjit nuk është gjithnjë më i gjelbër-tha Crouch-Kane është një lojtar klasi dhe meriton më të mirën, kështu që askush nuk do ta bëjë me faj nëse vendos të largohet. Por nëse ka mundësinë të fitojë dicka me Spurs do të ketë një domëthënie më të madhe se të shkojë të fitojë kampionatin e një vendi tjetër. Pastaj, te Tottenhami, nëse do të ngrejë ndonjë trofe, do t’i ngrenë një statujë, apo jo?
Sfidanti.al