“I paoksidueshmi” Tiago Silva, kampion i Europës pas gati 800 ndeshjeve!

Pas gati 800 ndeshjes në karrierë, me skuadrat e klubeve dhe me kombëtaren e Brazilit, ai është ende një zgjedhje e parë. Tiago Silva mund të jetë gati 37 vjeç (i mbush në shtator), veçse nga ana sportive ai mbetet një konkurrues në nivelet më të larta siç e tregoi këtë sezon me Çelsin. Mbrojtësi i qendrës fitoi Championsin me Blutë e Londrës duke qenë titullar (e duke u larguar me dëmtim), ndërsa ishte në fushë në 34 ndeshje këtë edicion, nga të cilat 23 në Premier Ligë dhe 8 në Champions.

I larguar vjet si i padëshirueshëm nga Paris SG, braziliani nuk ngurroi ta shigjetonte ish-klubin e tij duke thënë se “sa herë që PSG eleminohej, njerëzit kërkonin gjithnjë fajtorë, dhe gjithnjë më quanin mua, një turp i vërtetë pasi unë gjithnjë dhashë maksimumin për ekipin”. Për 8 vjet me radhë, ai kërkoi më kot që ta fitonte Championsin me parizienët, ndërsa tani e quan si “suksesin më të rëndësishëm të karrierës”. Tiago Silva është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit me 29 tituj gjithsesi, nga të cilët 23 trofe me PSG-në, 2 me Milanin, 1 me Fluminensen, 1 me Çelsin si dhe dy trofe me Brazilin.

Sfidanti.al