Ai e kishte një mesazh për atë që bëri, veçse rrjetet sociale nuk mund të rrinin pa komentuar dhe pa bërë humor me festimin e Lionel Mesit në “Santiago Bernabeu” në përfundim të “El Klasikos”. Me ndihmën e Fotoshopit, fotografia epike e argjentinasit u ndryshua në mënyra nga më të ndryshmet. Natyrisht, nuk mungoi i vendosur në të, Kristiano Ronaldo i ulur galiç ne një nga pozat e tij të zakonshme pas golit, por tashmë sikur po shikonte Mesin që shpaloste fanelën e tij me numrin 10.
I njëjti përdorues i Tuiterit, postoi edhe një foto kur përballë fanelës “blaugrana” të nderë nga Mesi, qendronte Sergio Ramos në pozën e demit që tërbohet nga coha e kuqe. Nuk munguan foto të përpunuara sipas të cilave Mesi po e nderte fanelën në ballkon, në përpjekje për ta tharë nga djersa, foto sikur Mesi e mbante fanelën me një dorë dhe po ashtu nuk mungoi edhe një lidhje me filmin me kartona (multiplikativ) me luanin Simba.
Në foto duket majmuni Rafiki duke mbajtur lart në duar fanelën e Mesit, dhe jo Simbën e porsa lindur nga prindërit e tij luanë. Diçitura për “Mbretin Luan” ishte: Ku është Simba?
Gjithsesi, komentet më serioze ishin se Mesi festoi në atë mënyrë për t’i dhënë një mesazh “Bernabeut” se ai mbetej sërish lojtari më i mirë i botës. Ish-sulmuesi i shquar, Tieri Henri, theksoi se në atë mënyrë, Leo celebroi suksesin e tij, golin e tij të 500-të për Barcelonën, si një përgjigje për 100 golat e Ronaldos në Champions.
Sfidanti.al