Klauzola e shitjes, nënshkruar në kontratë “thotë” 100 milionë euro. Kaq duhet të paguajnë të interesuarit për të marrë shërbimet e sulmuesit të shkëlqyer, Antuan Grizman. Atletiko i ka marrë të gjitha masat, ndërsa në derë i ka tronditur kandidati i parë për “dhëndër”. Flitet për Mançester Junajtidin, siç konfimohet nga Spanja, dhe siç pohon pak a shumë agjenti i francezit, Erik Olhats. Njeriu që e zbuloi Grizmanin thotë se shifra prej 100 milionë eurove është e panegociueshme.
“Ne jemi në fazën e grumbullimit të interesit ngta klubet që kanë interes, – tha ai për mediat franceze, – klauzola e pashmangshme është 100 milionë euro ndaj kjo e kufizon shumë rrethin e pretendentëve. Ne kemi Man. Junajtidin, Man. Sitin, Çelsin, Realin dhe Barcelonën”. Në 2016-2017, Grizman ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 11 asistë në 46 ndeshje të luajtura.
Guardiola e ka sulmuesin e Francës si objektivin e parë, por Junajtid dhe Murinjo duken me më shumë shanse, pasi Grizman do të pëlqente patjetër që të bashkohej me shokun e tij të kombëtares, Pol Pogba. Nevoja për Murinjon është edhe më e madhe tani pas dëmtimit të Ibrahimoviçit.
Sfidanti.al