Konte me një britmë të tërbuar ndryshoi ekzekutuesin e penalltisë!

Çelsi arriti që ta fitoi derbin e madh me Totenhemin në ghysmëfinalen e FA Kupës, 4-2, por ky rezultat në këtë ndeshje, të zhvilluar në “Uembli”, nuk i pasqyron deri në fund reagimet emocionale, madje edhe të tërbuara, të aktorëve të saj. Heroi kryesor në fitoren e Celsit, pa asnjë dyshim, ishte braziliani Vilian që shënoi dy golat e parë për “blutë” në pjesën e parë, por goli i dytë nga penalltia që ai shënoi në fund të pjesës së parë, ishte mjaft interesant edhe për episodin që e shoqëroi këtë gol dhe në plan të parë doli Antonio Konte.

Sulmuesi i Celsit, Batshuaji, mori topin në duart e veta, me qëllim që të ekzekutonte ndëshkimin më rigoroz (penalltinë) që u dha në favor të Celsit, por, megjithatë, ekzekutuesi u ndryshua në momentin e fundit, pasi u dëgjua britma e tmerrshme e Kontes që penalltinë ta gjuante Viliani.

Sfidanti.al