Tak, tak, tak – tingëllon porta e FSHF-së…
-Kush jeni ju? – pyet dezhurni tek dera.
-Jam Covidi! Doja të takoja presidentin Duka..
-Keni lënë takim me presidentin se.. ka shumë që vijnë nga rruga dhe duan ta takojnë ose të paktën ta prekin shefin?
-Zakonisht unë nuk lë takime,- vazhdoi Covidi – Thuaji presidentit vetëm emrin tim dhe kjo mjafton..
Dialogu vazhdon tek zyra e presidentit:
Duka: Emrin, e mora vesh që e kishit Covid, po mbiemrin jo?
Covidi -Jam Covidi 19 !
Duka – Me këtë emër që kini, disi i koduar më duket, mos duhej të trokisni tek Ambasada Amerikane, kjo përballë!
Covidi – A keni thënë ju, personalisht, se ky Covid 19 është si gjithë gripërat e tjerë dhe nuk ia kam frikën fare?
Duka – Po, unë e kam thënë , nuk e luan as topi. Por, i dashur Covid, jo 19 ta kesh mbiemrin, por edhe 99 po ta kishe, unë nuk jam si të tjerët..
Covidi – Kam dëgjuar që nuk ke frikë nga askush, sillesh si zot prej 20 vitesh, madje je bërë vetë si një..kryevirus! Veç po më zhgënjen, si nuk paske vënë as maskën në zyrë?
Duka- S’doja ta dhisja qysh në fillim, por, edhe ti duhet të mësosh ca gjëra! Ne luajmë me maska prej kohësh, kur ti nuk kishe lindur akoma…
Sfidanti.al