Halandi me 3 gola e dy asistë, por derbin në të vërtetë e fitoi Siti

Në 188 ndeshje të tilla mes “qytetarëve” dhe “djajve të kuq”, nga lojtarët me fanela bojëqielli janë shënuar vetëm 4 tregolësha. Dy prej tyre u shënuan pikërisht sot nga lojtarët me emra që do të mbahen mend, Erling Haland dhe Fil Foden. Norvegjezi pati edhe 2 asiste ndaj mori topin e ndeshjes, por prova e ashpër e forcës nga Mançester Siti ishte e gjithë skuadrës. Padyshim që u desh një Mançester Junajtid poshtë formë së vet, madje shumë poshtë, por gjithsesi u desh edhe një Siti në formë sipërore.

Pep Guardiola u gëzua si i çmendur në disa nga golat, e duket se tek Halandi ka gjetur lojtarin që i mungonte një ekipi që krijonte shumë, që shënonte shumë, por që shpesh ngecte përballë mbrojtjeve shumë të forta. Ishte një fitore për të treguar veten, një “statement ëin” siç thonë në Angli, ndërsa Junajtidi arriti të reagonte vetëm në pjesën e dytë kur ishte tepër vonë. Shënoi shkëlqyeshëm Antoni Santos dhe pastaj dy herë Antoni Marsial. Trajneri Erik Ten Hag u dëshpërua shumë dhe e kuptoi edhe më mirë se çfarë pune kolosale ka përpara vetes nëse dëshiron të kthejë ekipin që ka qenë dikur me Sër Aleks Fergusonin.

Sfidanti.al