Nuk është se e ka fjalën thjesht për lojën e Realit apo të kombëtares së Francës. Duket se Karim Benzema e ka fjalën më shumë për mentalitetin e lojtarëve të sotëm, me shumë gjasë më shumë për sulmuesit. i shpallur si Lojtari i vitit në Francë për vitin 2021 nga “Frans Futbolli”, ai dha një intervistë për këtë media. “Nuk më pëlqen shumë ky tip futbolli, – tha ai, – mua më ka kaluar dëshira për të qenë protagonist, për të thënë se edhe kur nuk kam një ndeshje të mirë, shënoj gol dhe e quaj shumë të mirë. Kur luaj, synoj të respektoj futbollin, nuk mendoj se kam një mundësi për të shënuar, por për të ndërtuar aksionin, për t’ia dhënë topin një shoku që është në pozicion më të mirë”. Objektivat e Karim Benzemasë kanë qenë gjithnjë dhe mbeten të skuadrës, jo individuale.
Sfidanti.al