Arsenali ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin suedez Viktor Gyokeres dhe është në negociata të avancuara me Sportingun për transferimin e tij.
Sulmuesi 27-vjeçar ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me klubin londinez dhe ka shprehur dëshirën e qartë për të kaluar në “Emirates”.
Bisedimet mes klubeve vijojnë për shumën përfundimtare të transferimit, ndërkohë që trajneri Arteta kërkon mbylljen e menjëhershme të marrëveshjes. Gyokeres vjen pas një sezoni të shkëlqyer te Sportingu, ku realizoi 54 gola në 52 ndeshje.
Ndërkohë, Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e Martin Zubimendi nga Real Sociedad për 65 milionë euro. Mesfushori spanjoll ka firmosur për pesë vite dhe është afrimi i dytë pas portierit Kepa Arrizabalaga.
sfidanti.al