Më 5 korrik 2025, Thomas Müller luajti ndeshjen e tij të fundit me Bayern Munich, duke përmbyllur një karrierë 25-vjeçare me klubin.
Sulmuesi 35-vjeçar u aktivizua në minutat e fundit të çerekfinales së Botërorit të Klubeve kundër PSG-së, e cila përfundoi me humbjen 2-0. Gjatë karrierës së tij, ai zhvilloi mbi 700 ndeshje me Bayernin, duke shënuar 250 gola dhe 276 asistime. Muller fitoi 13 tituj të Bundesligës dhe dy Champions League. Klubi e kishte njoftuar më herët se nuk do të rinovonte kontratën me të. Müller pritet të vijojë karrierën jashtë Gjermanisë, me disa klube nga MLS që kanë shfaqur interes.
sfidanti.al