Guardiola: Sa e vështirë të fitohet ky dreq trofeu!

Trajneri i Mançester Sitit ishte padyshim i lumtur që ia doli mbanë pas 12 viteve. Pep Guardiola fitoi Championsin e parë që nga koha e Barcelonës dhe e Lionel Mesit, duke lënë pas dështimet me Bajernin dhe pikërisht me Sitin. Tekniku katalanas u pyet sesi ndihej pas një finaleje kaq të vështirë si ajo ndaj Interit. “I lodhur, i qetë dhe natyrisht i kënaqur, – tha ai, – Ky dreq trofeu është kaq i vështirë për t’u fituar. Është thuajse e pamundur. Nuk mund të ishte ndryshe. Ne e dinim këtë. Së pari sepse Interi është një skuadër shumë e mirë. Vërtet shumë e fortë. Ka qenë i tillë që nga koha e Antonio Kontes. Pjesa e parë ishte shumë e vështirë. Duhej të tregoheshim të durueshëm, dhe në futboll duhet të kesh edhe fat”.

Sfidanti.al