Guardiola: Liverpuli, kundërshtari më i fortë që kam pasur në karrierë!

Një vlerësim i madh për të kuqtë e Jurgen Klopit, i bërë nga një trajner i madh. Pep Guardiola ka fituar gjithçka (ndonëse kërkon një Champions pa Lionel Mesin), ka pasur përballë rivalë si Realin e Madridit të Zhoze Murinjos apo Mançester Junajtidin e Sër Aleks Fergusonit, por “kreun e vendit” për kundërshtarin më të fortë ia lë Liverpulit. “Ne po luftojmë për titullin kampion me kundërshtarin më të fortë që unë kam pasur ndonjëherë në karrierën time, – tha katalanasi, – të luftosh me Liverpulin për trofe dhe tituj, kjo është gjëja më e vështirë dhe është suksesi im më i madh në karrierë”. Guardiola deklaroi se është shumë i lumtur që ekipi i tij vazhdon të jetë i uritur për trofe edhe pasi ka dalë 3 herë kampion i Anglisë. Mançester Siti mban kreun e Premier Ligës pas fitores 4-1 në derbi ndaj Junajtidit, ndërsa rivaliteti me Liverpulin vazhdon.

Sfidanti.al