Ish-trajneri katalanas është shumë i gëzuar për ish-nxënësin e tij, me të cilin arriti aq shumë suksese. Për Pep Guardiolën, Ksavi Hernandez nuk ka dyshime që është gati për Barcelonën, madje ka më shumë përvojë sesa ai vetë kur mori ekipin ne vitin 2008. “Ksavi është padyshim gati, – thotë Pepi, – ka përvojë më shumë sesa unë kur u bëra trajner i Barçës, e njeh mirë futbollin, ka pasionin e duhur, ka edhe autoritetin”. Gjithsesi, trajneri i Mançester Sitit nuk harron të shtojë diçka tjetër. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë, – shprehet ai, – por, suksesi varet gjithmonë nga impenjimi dhe cilësia e lojtarëve. Ndikimi ynë (trajnerëve) në lojë është shumë më i vogël sesa mendohet. Thuajse gjithçka varet nga cilësitë e lojtarëve”.
Sfidanti.al