Guardiola “kap” Murinjon, por të dy sa larg Fergusonit!

Mançester Siti fitoi Kupën e Ligës së Anglisë për herë të dytë radhazi, dhe Pep Guardiola u barazua me një rival të madh, ndoshta më të madhin e karrierës së tij deri tani. Me 25 tituj, trajneri katalanas është në të njëjtën “lartësi” me Zhoze Murinjon, madje ka mundësi ta kalojë këtë sezon, pasi portugezi është “me pushime”.

Guardiola fitoi 14 trofe me Barcelonën, përfshi edhe dy Champions, 7 me Bajernin dhe 4 me Sitin. Gjithsesi, ai është mbi Murinjon, nëse shtohen edhe titujt e fituar si futbollist, pasi ka 15 trofe, përfshi 6 tituj kampion në Spanjë dhe një Champions.

Megjithatë, Guardiola dhe Murinjo janë ende larg mjeshtrit të madh, Sër Aleks Ferguson që arriti të fitonte 49 tituj në një karrierë të jashtëzakonshme që nga viti 1976 deri në 2013. Dhjetë trofe mori me Aberdinin në Skoci dhe 39 me Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al