Guardiola gjen një admirues të stilit të tij në … Gjermani!

Është mbështetje e madhe morale kur në krahun tënd del një profesionist i madh. Kështu i ndodhi Pep Guardiolës, pasi fjalët pozitive për të i ka thënë vetë Karlo Ançeloti, trajneri i sotëm i Bajernit të Mynihut. Veterani italian bënë analizën e tij me atë që po i ndodh ish-drejtuesit të Barcelonës dhe Bajernit. “Nuk është çështja që Guardiola duhet të përshtatet me Premier Ligën, – u shpreh tekniku i bavarezëve, – e kundërta është e vërtetë. Duhet që lojtarët të përshtaten me stilin e trajnerit”.

Vetë Ançeloti po e ndjen vështirësinë kur vjen në një skuadër tjetër, me lojtarë të tjerë. “Nuk është e lehtë të drejtosh skuadra ku luajnë superyje, sidomos kur ke lojtarë të ndryshëm nga ata që ke pasur, dhe njerëzit zakonisht e nënvleftësojnë këtë”, – përfundoi “Karleto”. Ançeloti ka marrë drejtimin e Bajernit pikërisht nga duart e Pepit, dhe thotë se i pëlqen shumë metodat stërvitore të katalanasit, dhe se ka besim të plotë tek ato.

Sfidanti.al