Grizman e ka më të lehtë të shënojë, se të flasë për të ardhmen!

Shënoi në “Bernabeu” ndaj Realit, shënoi edhe në Champions ndaj Leisterit, dhe sërish realizoi në kampionatin spanjoll, kërë herë në stadiumin e Espanjolit. Antuan Grizmani është njeriu që po konkretizon momentin e shkëlqyer të Atletikos së trajnerit Simeone, duke i dhënë kuptim lojës së shokëve, me golat e tij. Suksesi i fundit ishte 1-0 në fushën e Espanjolit, duke i mbajtur të forta pozitat në vendin e tretë, pra për një kualifikim për në Ligën e Kampionëve pa pasur nevojën e plej ofit.

Gjithsesi, tifozët e Atletikos nuk janë plotësisht të qetë me Grizmanin. Sulmuesi francez nuk ndihet mirë kur e pyesin për të ardhmen, ndërsa emri i tij është vendosur në listën e preferencave jo vetëm të Mançester Junajtidit, por edhe të Realit. Pas “El Klasikos”, francezi nuk hodhi plotësisht poshtë një mundësi për të shkuar tek rivali i madh i Madridit, dhe nga “merengesit” erdhën shprehje se “ne i presim gjithnjë me krahë hapur lojtarët e mëdhenj”. Duket se ka diçka që Grizman nuk dëshiron ta thotë, përderisa nervozohet. Kështu ndodhi pas fitores së djeshme, kur gazetari i BeinSportit e pyeti për të ardhmen. Në atë moment, futbollisti i Francës braktisi intervistën. Grizman, siç duket e ka më të lehtë të shënojë gola sesa të tregojë të vërtetën e ardhshme.

Sfidanti.al