Ka pasur shumë diskutime javët dhe ditët e fundit rreth asaj se cila mund të jetë e ardhmja e Granit Xhakës. Ai u rikthye në vendlindje për të parë ish-skuadrën e tij të fitonte kampionatin zviceran. Një ngjarje që, e kombinuar me disa deklarata sugjestive nga lojtari, dukej të ishte preludi i një kthimi në shtëpi. Thashetheme, që megjithatë janë mohuar nga vetë Xhaka, që aktualisht ndodhet i grumbulluar me ekipin kombëtar. “Nuk ka mungesë thashethemesh. Unë vetë kam nxitur disa duke folur për një kthim të mundshëm në Bazel, duke ringjallur kujtimet te tifozët në stadium”, tha Xhaka. “Megjithatë, në Leverkusen kam ende tre vjet të mbetura në kontratën time dhe unë dhe familja ime jemi të lumtur aty. Futbolli është i paparashikueshëm, është e vërtetë, edhe nëse tani them se do të qëndroj. E ardhmja ende nuk është shkruar”, tha Xhaka.
Ish-lojtari i Arsenalit, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2028, duket i destinuar të përfaqësojë një nga ato elementë të aftë të veprojnë si një urë lidhëse midis projektit të sapo përfunduar me Xabi Alonso dhe atij të destinuar të fillojë me Erik Ten Hag.
sfidanti.al