Roberto Mançini fitoi “Euro 2020” me Italinë ndërsa e drejtoi për 5 vite (2018-2023) dhe më pas u largua në Arabinë Saudite.
Por mesa duket ish-trajneri i “axurrëve” është penduar për këtë vendim dhe e ka shprehur më qartë gjatë eventit “Përvoja e trajnerit”, që po zhvillohet aktualisht në Rimini.
Ai foli për një rikthim të mundshëm, por u ndal dhe te rasti i Açerbit dhe për ndeshjen që do të zhvillohet sonte kundër Norvegjisë.
“Mungon stoli, por është pjesë e punës. A do ta gjej? Futbolli është i çuditshëm, le të shohim çfarë ndodh në javët e ardhshme. Italia?
Mendoj se është e rëndësishme të fillosh me këmbën e djathtë, Norvegjia është një ekip i mirë dhe ndeshjet duhen luajtur.
Nëse do të mund të kthehesha, nuk do t’i thoja lamtumirë ekipit kombëtar, më vjen keq: pati keqkuptime, nëse do të kisha folur më shumë me presidentin, gjithçka do të kishte shkuar përpara.
Ishte gabimi im. Shkurt, nëse do të mund të kthehesha, do të qëndroja.
Të stërvitesh ekipin kombëtar është gjëja më e bukur që mund të ekzistojë, të fitosh me ekipin kombëtar edhe më shumë”.
sfidanti.al