Granit Xhaka, gol spektakolar në ndeshjen e parë të sezonit

Goli i parë i Leverkusenit në sezonin e ri të Bundesligës mban firmën e Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar, i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës, ka dhuruar spektakël me një goditje nga distanca duke mposhtur portierin e  Borussia M’gladbach, Jonas Omlin dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës kampione. Xhaka, pavarësisht golit spektakolar të shënuar, preferoi të mos festonte pasi në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e skuadrës së M’gladbach, nga viti 2012 deri në 2016, përpara se të transferohej te Arsenali.

sfidanti.al