Barcelona është gati të dalë në fushë. Katalanasit do të përballen nesër(e shtunë) me Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit. Tregu do të ndikojë në zgjedhjet e trajnerit, i cili nuk do të mund të llogarisë më tek Gundogan, që është rikthyer te Manchester City.
Në kuadër të ndeshjes, trajneri Hansi Flick foli në konferencën për shtyp: “Është një nga skuadrat që ka bërë më shumë kilometra vitet e fundit, fizikisht janë shumë të fortë dhe kanë një trajner të madh. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Nico Ëilliams? Ne kemi një lojtar që është shumë ekspert në kontrollimin e tij, sqë është Koundé. Nico nuk është lojtari ynë dhe nuk flas për të”.
“Yamal? Ajo që shoh prej tij në stërvitje është vërtet e pabesueshme. Ndihmon në mbajtjen e topit, gjë që është shumë e rëndësishme. Rafinha? Mund të marrë shumë pozicione. Nuk më pëlqen të flas individualisht, më pëlqen të flas për ekipin. Por Raphinha gjithmonë na ndihmon me presionin dhe kundër Valencias ai bëri disa sprinte shumë intensive”.
sfidanti.al