Sylvinho “fërkon duart”, Mirlind Daku i papërmbajtshëm në Rusi

Mirlind Daku është shndërruar në një “makineri golash”  të Rubin Kazani, teksa mbrëmjen e djeshme realizoi golin e katërt radhazi dhe të 5-tin në 6 javët e para të kampionatit. Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari i momentit jo vetëm te skuadra e tij, por në të gjithë kampionatin rus. 26-vjeçari i dhuroi avantazhin Rubinit në minutën e 45-të të sfidës, duke shënuar me 11-metërsh.

sfidanti.al