Kanë mjaftuar katër ndeshje në krye të pankinës të Gjermanisë dhe Julian Nagelsman është vendosur në pikëpyetje. Sipas “Sport Bild” numri një i pankinës të “die Manschaft” nuk ka një marrëdhënie të mirë me një pjesë të madhe të lojtarëve. Mësohet se shumë futbollistë nuk janë dakord me faktin se Nagelsman po i qëndron besnik ideve të veta edhe pse koha që ka në dispzocion për t’i implementuar ato është e pakët. Sipas lojtarëve ish-trajneri i Bajernit duhet që të jetë më shumë pragmatist. Gjithsesi “Sport Bild” siguron se trajneri nuk ka humbur plotësisht grupin. Ky i fundit mendon ende se me disa ndryshime Gjermania mund të jetë competitive gjatë Europianit, të cilin e organizon në vendin e saj. Këtë vit kalendarik skuadra katër herë kampione e botës e mbylli me 6 humbje duke barazuar kështu rekordin negativ të rregjistruar në 2018-ën.
sfidanti.al