Ylli shqiptar i Chelseat, Armando Broja, ka hyrë në botën e biznesit me një marrëveshje të re fitimprurëse për këpucët sportive. Madje ai është gati të hapë dyqane në Shqipëri dhe Kosovë si pjesë e marrëveshjes së tij me kompaninë e njohur Puma. Sipas “The Athletic”, prodhuesi gjerman ka bindur me sukses Brojën duke e larguar nga rivalët e Nike në një mega-marrëveshje me kompaninë e tyre.
Produkti i akademisë së Chelseat do të nënshkruajë së shpejti një kontratë me Puma-n për të veshur ekskluzivisht këpucët e tyre në fushën e lojës. Por, marrëveshja e re e Brojës do ta bëjë atë gjithashtu të shtyjë për më shumë mundësi futbolli në vendlindjen e prindërve të tij. Është llogaritur se sulmuesi do të ndihmojë në hapjen e dyqaneve Puma në Shqipëri, me Brojën që do të bëhet ambasador i kësaj kompanie në Shqipëri.
sfidanti.al