Vrau të fejuarën, Pistorius do të lihet në liri me kisht

Oscar Pistorius do të dalë nga burgu në datën 5 janar pasi gjykata e ka lejuar atë të largohet nga qelia në fillim të vitit të ardhshëm pasi ka kryer një pjesë të madhe të dënimit për vrasjen e ish të fejuarës Reeva Steenkamp. Ish-kampioni paralimpik i dënuar me 13 vjet heqje lirie për vrasjen e kryer në vitin 2013 ka kaluar tashmë 7 vite në burg dhe sipas ligjit, 6 të fundit mund t’i kalojë në liri me kusht për sjellje të mirë.

Në ditën e Shën Valentinit, ai e goditi ish-modelen me armë zjarri dhe në vitin 2016 gjatë gjyqit u mbrojt duke thënë se e ngatërroi me një hajdut por juria nuk e besoi këtë version të tijin duke e dënuar përfundimisht për vrasje të shkallës së parë. Pistorius duhet të ndjekë gjithashtu një kurs terapie për të kontrolluar zemërimin por të marrë pjesë edhe në takimet me psikologun për shkak të agresivitetit që ai ka ndaj femrave dhe grave.

sfidanti.al