Jeta përtej futbollit për Ryan Giggs nuk po i sjell ndonjë kënaqësi të veçantë. Legjenda e Manchester United kishte hapur në vitin 2014, së bashku me dy miq të fëmijërisë, restorantin George’s Dining Room and Bar, i cili prej disa muajsh ishte mbyllur në rrethana misterioze. E vërteta ka dalë në dritë vetëm së fundmi, duke zbuluar se uellsiani është në fakt i mbërthyer nga borxhe që arrijnë rreth gjysmë milioni euro.
George’s Dining Room and Bar, i vendosur në Worsley, afër Manchesterit, ishte mbyllur prej disa javësh me një njoftim që thoshte se do të qëndronte i mbyllur “vetëm për fundjavën”, një mesazh që ishte shfaqur papritur në derën e lokalit. Në realitet, aktiviteti është likuiduar sepse kishte akumuluar borxhe që tejkalonin gjysmë milioni euro, të pamundura për t’u shlyer. Giggs dhe ortakët e tij nuk kishin dhënë asnjë informacion deri në fund, duke i surprizuar madje edhe punonjësit, të cilët u informuan për mbylljen në të njëjtën ditë. Pagat e tyre do të shlyhen “kur të vijë momenti i duhur”, ashtu si edhe shpërblimet e largimit, duke krijuar një situatë vërtet të vështirë për të gjithë ata që mbetën papritur pa punë.
sfidanti.al