Cristiano Ronaldo është i njohur për kujdesin e tij ekstrem ndaj trupit: ai punon për të skulpturuar muskujt, për t’i mbrojtur dhe për të ndihmuar rigjenerimin e fibrave duke shfrytëzuar edhe teknologjinë më të avancuar. Programi i tij i personalizuar shkon paralelisht me një plan ushqimor të rreptë, i cili përfshin deri në gjashtë vakte në ditë. Një dietë e shëndetshme, e përshtatur për të si një kostum i qepur me dorë, është një nga elementët kryesorë që e ndihmon të qëndrojë në formë dhe të mbetet i pacenuar nga lodhja fizike.
Megjithatë, ekziston një pjatë të cilës pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk mund t’i rezistojë dhe për të cilën është i gatshëm të bëjë një përjashtim. Por me një kusht: receta duhet të jetë ajo e nënës së tij, Dolores. Bëhet fjalë për Bacalhau à Brás, një gatim tradicional portugez, të cilin ai e adhuron dhe e konsumon shpesh. Madje, edhe në restorantet e tij sigurohet që kuzhinierët ta përgatisin saktësisht sipas udhëzimeve të nënës.
Emri i saj e tregon vetë: është një gatim i përbërë nga baccalà (merluc i tharë), qepë, patate dhe vezë. Ky është ndoshta i vetmi “mëkat” ushqimor që Ronaldo nuk mundet (dhe nuk dëshiron) ta shmangë, jo vetëm për shkak të shijes, por edhe për vlerën e tij emocionale. Kjo pjatë e pasur dhe e shijshme thuhet se është shpikur nga një kuzhinier me emrin Brás, i cili zakonisht e nënshkruante emrin e tij me një “z” në vend të “s”, duke ndjekur një drejtshkrim të vjetër portugez.
Përgatitja e saj është mjaft e thjeshtë dhe e shpejtë. Ronaldo e ka konsumuar këtë pjatë që nga fëmijëria, duke ndjekur recetën e nënës së tij, dhe vazhdon ta hajë edhe sot, sepse “më kujton fëmijërinë dhe më mban të fortë”.
sfidanti.al